Kosova ka mposhtur Armeninë në ndeshjen për prestigj në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës në konkurencen e femrave me golat e realizuara në minutën e 78-të nga Valentina Metaj dhe nëntë minuta më vonë nga Donjeta Halilaj (87’). Derisa Blerta Smaili (77’), regjistroi autogol, duke sjellë mikeshat në epërsi për një moment.
Këtë takim e ndoqën së bashku Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe ambasadori i SHBA, Jeffrey Hovenier. Ja edhe postimi i Ademit:
Me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2023 për femra, Kosova – Armenia.
Ambasadori Hovenier gjithmonë afër futbollit dhe Kombëtares së Kosovës.
Faleminderit për mbështetjen Ambasador!
Thank you USA!
U.S. Embassy Pristina, Kosovo
🇽🇰🤝🇺🇲
#BashkëPërFutbollin