spot_img

Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit për sulmin seksual ndaj 21-vjeçares në Prishtinë

spot_img

Avdi Gashi dhe Besir Gashi kanë dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake si të dyshuar për sulmin seksual ndaj një 21-vjeçareje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Gjykata u ka caktuar atyre masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, ndikimi në të dëmtuarën dhe në dëshmitarët dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprave penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e kësaj mase kundër të pandehurve”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se 21-vjeçarja kishte rrëfyer gjithë ngjarjen në Polici, ku kishte deklaruar se të dyshuarit e kanë futur me dhunë në veturë e më pas i kanë kërkuar asaj që të kryej edhe marrëdhënie seksuale, duke tentuar ta ledhatojnë në pjesët intime. Sipas saj, gjithçka mbaroi kur pas disa tentativave, para se të ndodhte diçka më e keqe, ajo arriti të largohej nga vetura e të dyshuarve.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img