spot_img

FFK fillon projektin e futbollit për të verbër

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës për herë të parë ka filluar projektin e futbollit për të verbër në Kosovë. Ky aktivitet realizohet në kuadër të programit UEFA Football Social Responsibility.

Ky projekt ka për qëllim gjithëpërfshirjen, krijimin e mundësive që të gjithë të jenë të barabartë dhe të kenë qasje për të luajtur futboll. Në shpalosjen e këtij projekti të pranishëm ishin presidenti Agim Ademi dhe presidenti i IBSA-s (Federatës Ndërkombëtare të Sporteve të të Verbërve), Elias Mastoras. Para komunitetit të të verbërve të Kosovës, presidenti Ademi theksoi se ndihet i lumtur që tashmë futbolli do të ketë shtrirje edhe tek ata.

“Ju edhe më herët keni organizuar gara në sporte të ndryshme, por do të jetë hera e parë që do ta praktikoni futbollin dhe atë me ndihmën e bashkëpunëtorëve tanë nga Greqia dhe me të gjitha pajisjet që ju nevojiten. Për ne si FFK është kënaqësi që kemi mundësi të ju mbështesim në këtë formë dhe së bashku të krijojmë hapësirë për argëtim edhe për personat e verbër. Misioni ynë është zhvillimi i futbollit për të gjithë. S’ka rëndësi nëse je i verbër apo jo, kur ekziston vullneti dhe mundësitë atëherë futbollin mund ta luajmë të gjithë“, ka theksuar presidenti Ademi.

Ndërkaq, Elias Mastoras u shpreh i lumtur që në Kosovë gjeti interesim kaq të madh për futbollin për të verbërit dhe e falënderoi FFK-në për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti.

“Kemi shkuar në shumë vende, por nuk kemi gjetur një numër kaq të madh të komunitetit të të verbërve të interesuar për futbollin dhe kjo është inkurajuese për ne. Ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të mrekullueshëm së bashku”, ka thënë ndër të tjera Ilias. Ai ka thënë se fillimisht projekti do të bazohet vetëm në konkurrencën e meshkujve, derisa në të ardhmen parashihet edhe projekti për futbollin e të verbërve në konkurrencën e femrave.

Më pas trajneri grek, Stefanidis Panagiotis ka mbajtur një ligjeratë para të pranishmëve për rregullat dhe mënyrën e lojës së futbollit për të verbër si dhe rëndësinë që kanë personat që i mbështesin ata jashtë vijave të fushës së gjelbër. Më pas në Kampin Nacional në Hajvali është mbajtur edhe ana praktike, ku të verbërit me sukses kanë bërë hapat e parë në lojën e futbollit me mbështetjen e trajnerit, Panagiotis.

NGJARJE TË TJERA

spot_img