Paris Saint-Germainit i ka takuar derbi i Grupit H në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Juventusin.
Parisienët triumfuan 2:1 ndaj “Zonjës së Vjetër” në stadiumin “Parku i Princave” në Paris.
Më meritori për këtë triumf të ekipit francez ishte ylli i kësaj skuadre, Kylian Mbappe që shënoi dy golat e fitores.
Mbappe hapi llogarinë në minutën e pestë, për ta vazhduar në të 22-tën minutë.
Juventusi u mundua të kthehej në lojë në minutën e 53-të kur McKennie dërgoi topin në rrjetë për ta ngushtuar avantazhin.
PSG-ja dhe Juventusi janë në Grupin H me Benficën e Maccabi Haifan.