Ka përfunduar pak më parë takimi mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologut tij kosovar Albin Kurti.
Rama dhe Kurti u takuan, pa paralajmërim, këtë të martë në vilën qeveritare “31” në Tiranë.
Mediat shqiptare raportojnë se takimi, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, zgjati rreth dy orë./reportTV