I pari i futbollit të Kosovës, Agim Ademi është duke i dhënë rëndësi të veçant shëndetit të futbollistëve. Pas marrëveshjes së bashkëpunimit me Spitalin Amerikan në Kosovë, Federata e Futbollit të Kosovës një raport të tilë e ka krijuar edhe me Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive. Presidenti Ademi shihet në foto me drejtorin e kësaj qendre, Gëzim Murseli dhe mjekun Bernard Tahiri.
Kujtojmë se sigurimi shëndetësor për futbollistët ka qenë problem i vazhdueshëm për sportistët kosovar, duket se së paku për futbollistët po zgjidhet një breng e tillë.