Trajneri i mirënjohur kosovar, Sami Sermaxhaj ka marrë drejtimin e Malishevës.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit elitar.
“Kemi kënaqësinë të konfirmojmë se klubi ka arriturë marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin Sami Sermaxhaj. Nga sot trajneri Sermaxhaj do të drejtoj skuadrën nga pozita e kryetrajnerit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Sermaxhaj do të zëvendësojë trajnerin Arsim Thaqi që u shkarkua ditë më parë për mungesë të rezultateve.
Malisheva ndodhet në pozitën e tetë me shtatë pikë të grumbulluara pas tetë javësh.
Më posht e gjeni reagimin e trajnerit Sermaxhaj: