spot_img

Ukraina “krijon hartën” e shteteve që rrezikohen nga sulmet eventuale bërthamore

spot_img

Nënkryetari i inteligjencës së Ukrainës, Vadym Skibitskyi, deklaroi se është e mundshme që Rusia të sulmojë me armë bërthamore, transmetoi BBC-ja të enjten.

Skibitskyi tha se nëse Rusia përdor armët bërthamore, disa shtete do të rrezikoheshin.

“Ky është një kërcënim për vendet e tjera. Shpërthimi i armëve bërthamore do të ketë ndikim jo vetëm në Ukrainë, por edhe në rajonin e Detit të Zi”, tha nënkryetari i Inteligjencës, duke shtuar se pasojat e përdorimit të armëve bërthamore mund të ndikojnë edhe në Poloni, Turqi dhe në Bullgari”, tha ai për mediumin “ITV NEWS”.

Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia, sipas Skibitskyit, do të bëhej që të ndërpriteshin sulmet ukrainase.

“Ndoshta Rusia do të përdorë armë bërthamore kundër Ukrainës. Ata do të përpiqen t’i ndalojnë aktivitetet tona sulmuese dhe të shkatërrojnë shtetin tonë”, deklaroi ai.

Për mobilizimin e ri rus, Skibitskyi tha se mund të pritet një ofensivë gjatë dimrit dhe gjatë pranverës.
“Kjo është arsyeja pse Rusia ka nevojë për njësi të reja. Qëllimi kryesor i Rusisë është të pushtojë të gjithë territorin e Ukrainës”, tha ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img