spot_img

Ballkani skuadra e tretë me më së shumti shënime, Zalgiris ende pa gola në Conference League

spot_img

Vetëm Villareali me 11 gola të shënuara dhe Az Alkamar me 8 gola të shënuara janë skuadrat, që kanë shënuar më shumë gola se Ballkani, pas tri xhirove në fazën e Grupeve të Conference League, shkruan AlbanianNews.net.

Kampionët e Kosovës kanë realizuar 7 gola, duke qëndruar mjaftë mirë edhe në këtë statistikë. Suharekasit falë këtij numri, mbajnë edhe pozitën e parë në grupin e tyre.

Pozitën e tretë sa i përket shënimeve, futbollistët e Ballkanit e ndajnë me Lech e Polonisë, West Ham, danezët e Silkeborg dhe Istanbul Basaksehir, pas tyre pason Sivasspor me 5 realizime, etj.

Kundërshtari i parë në garat evropiane i Ballkanit, Zalgiris, që kishte eliminuar suharekasit nga garat e Champion League, ende nuk kanë realizuar gol në fazën e grupeve të Conference League. Ata mbajnë pozitën e fundit në Grupin H me vetëm një barazim, derisa Ballkani me 4 pikë është lider i Grupit G.

NGJARJE TË TJERA

spot_img