Ndeshja është e vlefshme për javën e katërt të Conference Leagu dhe zhvillohet ditën e enjte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më fillim nga ora 21:00.
Rezultatet e mira të deritashme dhe mundësit për kualifikim në fazën e eliminimit direkt, kanë bërë që shumë tifozë të interesohen të sigurojnë bileta për ndeshjen kundër Sivassporit.
Biletat kanë qenë në shitje përmes platformës online, për ata që kanë pasur nevoj janë ndihmuar te zyrat e klubit në Suharekë.
Por kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga fillimi i ndeshjes, në platformën online shihet se nuk ka mbetur asnjë biletë për ndeshjen Ballkani – Sivasspor.
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i mbushur tërësisht për këtë ndeshje e cila është shumë e rëndësishme për Ballkanin.