Georgina Rodriguez, e fejuara e Cristiano Ronaldos, ka publikuar pamje atraktive së fundmi nga palestra.
Ajo ka deklaruar se më së shpeshti bën ushtrime si shtrirje, pesha dhe të ngjashme.
Bukuroshja shkon në palestër gjashtë herë në javë.
Georgina Rodriguez, që e vogël është marrë me balet dhe beson se ky aktivitet do t’ia përmirëson shëndetin mendor.
Por, sigurisht, ajo i kushton vëmendje edhe ushqimit, teksa ka zbuluar dietën e saj.
Ushqimet e saj zakonisht duken kështu:
Mëngjesi: vezë, bukë e thekur me avokado dhe lëng portokalli
Pije: smoothie proteinike
Dreka: gjoks pule, perime dhe oriz
Darka: makarona me një gotë verë të kuqe ose salmon me patate dhe perime.