Ballkani ka kryer seancën e fundit stërvitore një ditë para ballafaqimit me Slavia Prahën në Ligën e Konferencës.
Ballkani dhe Slavia Praha do të sfidohen të enjten mbrëma me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të rrethit të pestë të Grupit G.
Nën drejtimin e kryetrajnerit Ilir Daja, futbollistët “portokallezi” kanë stërvitur për herë të fundit para sfidës në fushënn e Kampit Nacional në Hajvali.
Faqja zyrtare e suharekasve ka shpërndarë pamjet gjatë stërvitjes, e ku atmosfera duket të jetë e mirë te kampionët.
Ballkani ka katër pikë në pozitën e fundit në grup, po aq sa Slavia Praha një vend më lart në tabelë.
Sivasspori është lider me shtatë pikë. Shtatë ka edhe Cluj por me goldallim më të dobët.