spot_img

Lista Serbe merr zemër pas takimit me Vuçiqin: Do të bllokojmë të gjitha rrugët të veri

spot_img

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot është takuar me përfaqësuesit e “serbëve nga Kosova”, siç e quajnë veten përfaqësuesit e Listës Serbe.

Takimi është mbajtur në pallatin “Serbia”, ndërsa pas takimit është paralajmëruar deklarata për media, pretendohet në shërbimin për media të Vuçiqit, transmeton Paparaci.

Pas takimit, Vuçiq do të udhëheqë me mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare, e cila ka filluar në orën 10.

Në ndërkohë, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar për media se: “Ne do ta mbrojmë pasurinë tonë në Kosovë. Kjo do të jetë rezistencë e qetë, demokratike dhe jo e dhunshme e popullit”.

Megjithatë Rakiq nuk lë pa kërcënuar duke paralajmëruar se “nuk di se në çfarë do të shndërrohet kjo rezistencë e qetë nëse dikush fillon me konfiskimin e pasurisë sonë”.

“Nëse Prishtina fillon me dhunë me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e veturave me targa KM, ne do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu, hyrjet në Kosovën qendrore dhe në jug”, ka “shpaluar” Rakiq planin e dakorduar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img