Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur rreth çështjes së konvertimit të targave në RKS nga serbët në veri të Kosovës.
“Kjo dëshmon që veprimet tona kanë qenë të drejta janë për sundim e ligjit, janë për barazi te të gjithëve qytetarëve para ligjit assesi kundër qytetarëve tanë serbë. Por vetë fakti që 90 për qind e qytetarëve serb përdorin targat ilegale të Republikës së Kosovës është dëshmi që ky veprim nuk është kundër qytetarëve serbë. Ata që nuk i kanë konvertuar, është për shkak të kërcënimeve që po i marrin nga strukturat ilegale. Në luftën kundër bandave dhe në luftën për sundim të ligjit, presim që të kemi mbështetje nga aleatët evropianë dhe nga SHBA-ja. Serbia është shtet që kërcënon me masa antiligjore pse Kosova po e zbaton ligjin. Pra, Serbia kërcënon me dhunë pse Kosova zbaton ligjin. Ne do të punojmë bashkërisht që të mos lejojmë që këto skenarë ruse të kenë vend në rajonin tonë”, tha Osmani.
Presidentja Osmani gjatë konferencës për media ka folur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi.
“Dialogu është në proces të cilin Kosova është jashtëzakonisht e angazhuar, jashtëzakonisht e përkushtuar, e ky përkushtim e angazhim për paqe stabilitet afat gjatë nuk do të mungojë asnjëherë”, tha ajo.