Vëllaznimi, dikur krenaria e futbollit gjakovar është duke kaluar momente dramatike të vet ekzistimit.
Kuqezinjët të cilët eliten e shikojnë vetëm nëpërmjet TV, duke e parë vetën në kategorinë e dytë, lëshuan rast ideal për tu përballur me Prishtinën.
Shorti i Kupës i kishte caktuar që në start të takohen Vëllaznimi vs Prishtina. Por kjo e fundit, njoftoi se kjo përballje është anuluar pasi Vëllaznimi hoqi dorë nga organizimi. Ky veprim dëshmon krizën që po kalon skuadra gjakovare.
Në vazhdim e gjeni postimin e FC Prishtina:
𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 𝐤𝐚𝐥𝐨𝐧 𝐧𝐞̈ 𝟏/𝟖 𝐞 𝐊𝐮𝐩𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, 𝐦𝐞 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐕𝐞̈𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐞𝐧𝐣𝐭𝐞𝐧
Sfida Vëllaznimi – Prishtina e paraparë që të zhvillohet të enjten nga ora 12:00 në Gjakovë në kuadër të Kupës së Kosovës për fazën 1/16 së finales, është anuluar.
Anulimi ka ardhur me kërkesë të klubit nga Gjakova me arsyetimin se ekipi ndodhet në gjendje jo të mirë financiare.
Prishtina mbetet me shpresë se klubi “kuqezi” do t’i tejkalojë këto sfida dhe të organizohet pasi futbollit të Kosovës i duhen klubet me traditë siç është Vëllaznimi.
Skuadra jonë pas vendimit për anulimin e ndeshjes, kalon në 1/8 e finales automatikisht.
Vëllaznimi ishte paraparë si kundërshtari i parë i Prishtinës për këtë edicion sa i përket Kupës që është trofeu i dytë më i rëndësishëm në Kosovë.
Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës shtatë herë, për herë të fundit në edicionin 2019/2020.