Kampionati Botëror i futbollit sot do të vazhdojnë edhe me katër ndeshje të tjera mjaftë interesante.
Në fakt, sot do të mësohen edhe katër skuadra të tjera që do të vazhdojnë në 16-shen e finales së këtij kampionati, e të cilat do të dalin nga grupet A dhe B.
Në kuadër të Grupit A ballafaqohen Ekuadori me Senegali dhe Holanda me Katarin.
Holanda dhe Ekuadori e kryesojnë grupin A me nga katër pikë, Senegali është i treti me tre pikë, kurse Katari është pa pikë dhe i ka thënë lamtumirë këtij kampionati.
Ndërsa, nga ora 20:00 në Grupin B ballafaqohen Irani me ShBA-të dhe Uellsi me Anglinë.
Anglia e kryeson këtë grup me katër pikë, i ndjekur nga Irani me tre dhe ShBA me dy pikë, ndërsa Uellsi është i katërti me vetëm një pikë.