Shorti për fazën e 1/8 së Kupës së Kosovës do të hedhet më 1 dhjetor.
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Shqip.com pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në 1/8 e finales janë kualifikuar edhe: Prishtina, Llapi, Dukagjini, Prizreni, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, Behari, A&N, Fushë Kosova, Malisheva, Trepca’89, Gjilani dhe Ballkani.
Kupën e Kosovës në edicionin e fundit e ka fituar Llapi.