Portugalia e kishte siguaruar më parë kalimin në 1/8 e finales, derisa Korea Jugore i hyri takimit për fitoren e shpresës. Koreano Jugoret nuk dëgjuan për yjet portugez, duke e mposhtur me rezultat 2:1.
Koreanët arritën me përmbysje të fitojnë ndaj Portugalisë dhe kaluan tutje falë gol diferencës ndaj uruguaianëve.
Ishte Ricardo Horta që realizoi dhe i dha fillimisht epërsinë të përzgjedhurve të Fernando Santos.
Por, Koreja arritën të barazojnë shifrat.
Në minutën e 27` ishte Young-Gown që shënoi dhe çoi rezultatin në 1:1.
Edhe në 45 minutat e tjerë iniciativën për gol më shumë e kishin sërish portugezët, megjithatë nuk ishin konkret me raste.
Kurse ishin koreanët që arritën të përmbysin gjithçka.
Po rridhte minuta shtesë, kur pas një kundërsulmi shënoi Hee-chan.
Më këtë fitore Koreja e Jugut shkon tutje nga pozita e dytë me katër pikë, Portugalia në vendin e parë me gjithsej gjashtë.
Edhe 6 minuta kanë mbetur deri në përfundim të takimit, Uruguai dhe Gana, në rast se kryhet me rezultatin aktual 2:0, koreanët kualifikohen bashk me Portugalinë, derisa Uruguai kthehet në shtëpi.