Argjentina është kombëtarja e dytë, që ka siguruar kalimin në çerekfinale. Atje e pret kombëtarja e Holandën, shkruan Albanian News.
Sonte Argjentina e mundi Kombëtaren e Australisë, me rezultat 2:1, por që ka mundur të jetë shumë më i thellë.
Messi sonte vallëzoi me topin, përveç golit spektular, vazhdimisht e mbajti përpara kombëtaren kampione latino-amerikane.
Fituesi i gjashtë topave të Artë si kapiten i vërtetë solli argjentinasit në epërsi në minutën e 35-të, ndërsa Alvarez shfrytëzoi gabimin amatoresk të portierit australian për të dyfishuar rezultatin (57’). Australia sikur u rikthye në lojë në minutën e 77-të, kur pas presionit nga sulmuesit e saj, Fernandez i Argjentinës u shënua në listën e atyre që realizojnë autogol.