spot_img

Ballkani ‘ia piu supën’ Llapit

spot_img

Kampioni në fuqi Ballkani, iu ka hakmarr Llapit, duke e mposhtur me rezultat 3:0 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, shkruan Albanian News.

Sulmuesi llapjan i Ballkanit Albion Rrahmani në minutën e 24-të, zhbllokoi rezultatin, duke sjell Ballkanin në epërsi ndaj Llapit në ‘Zahir Pajaziti.

Nëntëshja e kampionit u gjend më së miri në zonë, pas harkimit të ultë në afërsi të portës, pa u hamendur goditi, por që nuk festoi në respekt të vendit nga vjen, Podujevës.

Po rrjedhte minuta e 56-të kur Armend Thaqi shënoi golin e qetësisë për suharekasit.

Vetëm tre minuta më vonë, Meriton Korenica realizoi golin e tretë dhe të fundit në këtë takim.

Kujtojmë se në takimin e parë të zhvilluar në Suharekë, Llapi kishte dal fitues me rezultat 4:1.

Takimi në mes Llapit dhe Ballkanit është i mbetur pasi që tani stinori i rregullt vjeshtor kishte mbaruar.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina thirret se skuadra e tij me një supë të lehtë i kalon rivalët por këtë radhë duket se supën ia piu, Ballkani!

Pas kësaj fitore, Ballkani i afrohet në vetëm një pikë liderit, Drita derisa shkëputet dhjetë pikë larg përcjellësit të tretë, Gjilanit. Ndërsa Llapi me 20 pikë mbanë pozitën e gjashtë, aq sa ka edhe Drenica.

NGJARJE TË TJERA

spot_img