Kombëtarja e Francës është kualifikuar në finale të Kupës së Botës për herë të dytë rresht, duke triumfuar në gjysmëfinale kundër Marokut.
“Gjelat” triumfuan me rezultat të pastër 2:0 ndaj marokenëve, me nga një gol për secilën pjesë.
Theo Hernandez, mbrojtësi francez i krahut është lojtari më i vlerësuar në këtë takim, sipas uebsajtit të specializuar të vlerësimeve “Whoscored.com”.
Hernandez u vlerësua me notën 8.3. Me notë të lart të francezët u vlerësua edhe Griezmann 7.8.
Futbollisti me notën më të ulët u vlerësua portieri maroken, Bounou 5.6.