Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për qëndrimet e Vjosa Osmanit në parti dhe pozitën e saj si kryeparlamentare.
Mustafa thotë se në bazë të dispozitës së LDK-së, nuk mund të qëndroj dikush në parti i cili ka pozitë dhe kundërshton publikisht vendimet e partisë.
“Dispozita e LDK-së thotë se personat që kanë pozita në LDK, nuk mund të kundërshtojnë publikisht vendimet dhe qëndrimet e LDK-së, ata munden brenda të shprehen kundër të votojnë kundër, mirëpo në moment që merret vendimini nuk mund të del publikisht të thotë mos e votoni këtë. Nuk kam pasur komunikim kohëve të fundit, nuk kemi komunikuar”, është shprehur Mustafa.
Mustafa gjithashtu tha se LDK-ja, respekton statutin e kryetares së parlamentit si dhe do të vazhdojnë ta përkrahin në pozitën e saj.
“Ne duhet të respektojmë si LDK statutin e kryetares së parlamentit, çështjet tjera që i kemi, mospajtime të brendshme, a mundet të vazhdojë si nënkryetare e LDK-së, ajo e ka votën tonë edhe më tutje të jetë kryetare e parlamentit në mënyrë që kryeministri të bashkëpunojë me të dhe në asnjë rast të mos ndikojë negativisht në punën e tij. Nuk është diskutuar një gjë e tillë, një takim që kemi pasur me kryetarët e degëve, ka pasur vërejtje se si po ndodhë që ne po ndahemi në dysh kështu. , tha ai ne Desku.