Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën në raportin 24-orësh për rastin e përfshirjes së kryeimamit të Obiliqit, Behar Mjekiqi, në dhunë në familje.
Sipas shpjegimit të policisë në raportin publik, thuhet se imami Mjekiqi dyshohet se e ka larguar nga shtëpia një grua me të cilën bashkëjetonte.
“Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka qenë duke bashkë jetuar, e ka larguar nga shtëpia. I dyshuari, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit”, thuhet në raportin policor.
Policia, në këtë raport, bënte me dije se viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Ndërkaq, detajet e plota për rastin, Paparaci i ka raportuar sot në detaje. Ato mund t’i lexoni në artikullin e mëposhtëm: