Albina Kelmendi & Familja me këngën “Duje” do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision.
Familja pejane arriti që t’i fitojë zemrat e publikut, duke u bërë kështu fituesit e parë të këtij festivali të përzgjedhur nga votat e publikut.
Kujtojmë se gjatë këtij festivali u ndanë edhe çmime tjera.
Erma Mici mori çmimin “debutuesja më e mirë, kurse Rovena Dilo mori “çmimin e karrierës”. Tri çmimet e jurisë ju takuan “2 Farm” (Atomic), Albina Kelmendi dhe familja (Duje) morën çmimin e dytë kurse çmimi i parë i takoi Elsa Lilës (Evita).
Disa nga komentet në gjuhën angleze që kanë ardhur në kanalin e RTSH-së për këngën janë shumë pozitive.
Sa performancë e bukur Albania 🇦🇱 ❤ Kjo këngë është thjesht perfeksion i pastër. Të gjitha emocionet dhe ndjenjat po ndihen. Kjo zgjedhje është e mahnitshme dhe kjo këngë është thjesht e adhurueshme. Faleminderit për këtë këngë të mrekullueshme❤
Urime Shqipërisë që zgjodhi një kryevepër të tillë për ta dërguar në Eurovizion. Shume perqafime Shqiperia nga Italia 🇮🇹
Kjo këngë është kaq e veçantë, gjithçka është perfekte!
Evropa do ta vlerësojë atë!
Janë disa nga komentet për këngën ‘Duaje’./Albanian News