Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Podujevë, pasi u pa në rrjetet sociale në foto me armë në dorë.
Në njoftimin e Policisë të lëshuar të premten thuhet se e dyshuara më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila është parë në rrjete sociale në foto me armë në dorë. Me vendim të prokurorit kompetent e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar institucionet kompetente”, thuhet në njoftim.