spot_img

Anëtarët e KE të FFK-së: Futbolli ka pasur nevoj për dikë si Agim Ademi, nuk është person që nënshtrohet, të gjithëve na ka në krah

spot_img

Kohëve të fundit është folur shumë për moslicensimin e FFK-së nga ana e Ministrisë së Kulturës deri në kompletimin e dokumentacionit, ku këtë “vakum kohor” po e shfrytëzojnë kundërshtarët e z. Ademi nëse mund t’i quajm opozita të cilët po alarmojnë rrezik për klubet duke iu thënë se do të mbeteni pa sponzor. Së fundi po akuzohen edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv si të padinjitet e servil ndaj z. Ademi, duke e përkrahur dikë me dosje sipas tyre kriminale.

Në lidhje me këto qështje, ne kemi biseduar me disa anëtarë të KE të FFK-së të cilët thonë se ata që flasin me këtë gjuhë për futbollin dhe për FFK-në duhet të konsultohen në lidhje me dinjitetin e tyre, pasi që nuk mund të flitet për dinjitet deficitarë, për njerëz të cilët përkrahin një president i cili është prej orës 09:00 deri ora 17:00 përditë në zyre, shpesh edhe në vikend, e përditë edhe pas orarit të punës duke u marrë me problemet e futbollit në vend, shumicës po iu jepen zgjidhje, e shumë prej problemeve që janë shtruar pritet që të merren në konsideratë. Kështu janë shprehur anëtarët e KE, të cilët kanë thënë se z. Ademi e ka përkrahjen e plotë të tyre dhe se e lusin që t’u qëndrojë shantazheve, madje thonë se për këtë janë të bindur, pasi z. Ademi është i pa shantazhueshëm por edhe i pakompromis me punën.

Bakir Burri: Jo që nuk ia kërkojmë dorëheqjen z. Ademi, por edhe sikur të na e ofronte ai vetë, nuk do ta pranonin

“Së pari të gjithë duhet ta dijnë se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi në krye të këtij institucioni nuk ka ardhë me parashut, nuk na e ka sjellë askush, ai ka ardhë me votat tona, me votat e njerëzve të futbollit në një kuvend të përshëndetur dhe me prezencë të UEFA-së dhe FIFA-së. Ne nuk e kemi zgjedhë Agim Ademin për bukuri apo me ndonjë kriter të ngjashëm, z. Agim Ademi e kemi prijës tonin sepse është puntorë, nëse keni qenë të interesuar keni mundur ti shihni punët e mëdha që ka bërë zotri Ademi prej që i prinë FFK-së dhe ne jemi të kënaqur. Ata që flasin për dinjitetin tonë si komitet duke aluduar se na ka kapur z. Ademi, mua më vjen keq për ta sinqerisht, ne nuk jemi njerëz që “kapemi” as me kërrcënime e as me të mira materiale, jemi të kohrave edhe më të vështira ne, prandaj është turp për ata që dyshnojnë në dinjitetin tonë dhe besoj se duhet të kthejnë kokën kah dinjiteti i tyre.
Ne jemi në vazhdimsi në komunikim me presidentin Ademi, ne komiteti dhe i bëjmë presion që të mos dorëzohet pranë shantazheve që gjenezën e kanë jashtë korrinizës së futbollit, ani pse ndoshta përcillen prej njerëzve të manipuluar, apo me ambicie të qutishme futbollit. Jemi duke parë presionin edhe politik që është duke u bërë këto ditë, në FFK nuk ka asnjë aferë korruptive, jemi ne mbi 120 sy të delegatëve që e kemi zgjedhë zotri Ademin të cilët e përcjellim nga afër secilën punë që bëhet, as që vjen në shprehje që ne t’ia kërkojmë dorëheqjen, por edhe nëse z. Ademi na e ofron dorëheqjen si rezultat i presioneve të brendshme, ne e kemi siguruar se do të jemi krah tij deri në fund, e këtë po e theme vetëm e vetëm sepse me z. Ademi futbolli në Kosovë është duke përparuar pakrahasimisht, e ne nuk kemi cka të kërkojmë më shumë”.

Naser Ajeti: Nuk ka ndodhur asnjëherë që anëtarët e KE ta thërrasin z. Ademi e të mos i përgjigjet me zgjidhje për problemet.

“Kam dëgju, jo vetëm së fundi, edhe më herët jemi etiketuar si të padinjitetshëm e si servil, po, ne jemi servil, bile edhe presidenti Ademi është servili më i madhë ndër ne, por ama servil i futbollit, servil kam qenë edhe në 17 vjet karrierë si futbollist iu jam servilosur rregullave dhe disciplinës së futbollit ku nuk kam marrë asnjë karton të kuq. Ndoshta nuk është kjo aq domethënëse, por le të flasim hapur, unë jam anëtarë i komitetit ekzekutiv, unë jam përfaqësues i rajonit të Gjilanit bashkë me shokë dhe jemi servil për të krijuar kushte për fëmijët tanë që nesër të bëhen yje, sepse talenti dhe vullneti nuk iu mungon.
Dëgjoni, nganjëherë mendoj se z. Ademi është tre persona, aq voluminoze e ka punën, sa unë mendoj se dikush tjetër nuk mund ta arrijë atë nivel. Unë jam që tri vite në komitet dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që ta thërras për ndonjë shqetësim z. Ademi e të mos më lajmrohet, është e pamunduar, nga bisedat me anëtarët tjeër, kuptoj se njejtë është me të gjithë, me klubet por edhe me individualisht futbollistët, kjo padyshim që është një veti e vecantë.

Kemi pasur rastin të jemi pjesëmarrës nëpër takime me Ceferinin e Infantinon, vërtet jemi fascionuar më mënyrën se si Agim Ademi ndërton raporte me njerëz, nëpër organe tjera të FIFA e UEFA sic është Hat-Trick, saher kemi marrë pjesë në krye të vendit na ka ulur neve, nuk i ruan absolutisht raportet vetëm për vete, na afron të gjithëve, na jep edhe përgjegjësi, thjesht unë mendoj se Agim Ademi me këdo që punon, përveq raporteve të punës, ndërton edhe raporte miqësore të ngushta, për atë futbolli kosovarë sot është në rrugën në të cilën jemi, në top, si ligë ndaj shteteve mike në rajon.
Nuk dua të flas me emra, por ata që e kanë keqpërdorur besimin tonë pasi që kanë dalë nga FFK, kanë vjellë vrerë mbi institucionin ku kanë punuar me vite, të implikuar nga grupe të ndryshme unë besoj, duhet të turpërohen për dinjitetin e tyre, për shantazhet pandalë që ia bëjnë futbollit, por ne KE i FFK-së i sigurojmë se nuk tërhiqemi së përkrahuri njeriun punëtorë, njeriun i cili kur kemi ndonjë shqetësim organizativ apo ngjashëm na thotë thjeshtë, hajdeni ose po vijë ku jeni e flasim, e zgjidhim, ne për këtë model të njeriut kemi nevoj, për atë unë e kam veq një lutje tek Zoti për z. Ademi, le ti jap shëndet dhe jetë të gjatë që ta kemi mes neshë”.

Agim Nura: Të lutem, nuk dua të flas në lidhje më gjëra të padinjitetshme

I kontaktuar nga ana jonë, z. Agim Nura anëtarë i KE i FFK-së, pasi është pyetur se si i komenton lajmet se jeni servil apo që e keni shitur dinjitetin tuaj, duke marrë paga nga FFK, z. Nura ka thënë “Ju lutem, i kemi shoshitur këto qështje disa herë, me vjen keq por nuk dua të flas për këso gjëra të turpshme e të pamoralshme, kërkoj falje por nuk dua t’i komentoj”.

Vjollca Krasniqi: Se a jemi dinjitoz e servil neve na vlerëson komuniteti i sportit, e jo individët nëpër studio televizive

znj. Vjollca Krasniqi, gjithashtu anëtare e KE të FFK-së njejtë sikurse z. Nura nuk ka dashur të i komentoj gjatë këto deklarata, duke thënë se “dinjiteti jonë nuk matet nëpër studio televizive, atë e masin njerëzit interesat e të cilëve i përfaqësojmë. Presidenti Ademi e ka përkrahjen tonë, të KE dhe e mbështesim në punë, nuk bëhet fjalë për kërkim dorëheqje as që është diskutuar ndonjëherë”.

Mirsad Collaku: Ku është e keqja me i shku prapa Agim Ademit, njeriut që ditë e natë punon për futbollin?

z. Mirsad Collaku, një tjetër anëtarë i KE të FFK-së, ka folur për mediumin tonë, ku ka thënë se “Unë deri sot nuk kam pasur asnjë rast që të dyshoj që ti shkoj apo jo prapa Agim Ademit, në momentin që do të kisha dicka, do të ndaloja. Deri sot kam arritur ta shoh tek Agimi një person 100% i përkushtuar tek futbolli, në rregullimin e infrastrukturës sepse pa të ska futboll, masovizimin e futbollit sepse pa masovizim nuk ka perspektivë. A mund të më tregoj dikush se ku është e keqja me i shku prapa dikuj që ditë e natë punon për futbollin, unë skam informacione se z. Ademi ka bërë deri sot ndonjë keqpërdorim me FFK-në, më vjen keq”./P.J./

NGJARJE TË TJERA

spot_img