Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur se vajza e moshës 15-vjeçare pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ( në gjendje të rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë”, ka bërë të ditur Veseli.
Ai gjithashtu ka treguar se me rastin janë duke u marrë hetuesit dhe krimteknikët rajonal.
“Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetë, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjeçare. Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krim teknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka përfunduar Veseli.