Klubit të FC Malishevës, i është shtuar edhe një përforcim i ri.
Bëhet fjalë për lojtarin, Fatjon Celani, i cili u transferua nga klubi Rumun SSU Politehnica Timișoara, shkruan TV Arbëria.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqes zyrtare në rrjetin social, Facebook.
“Fatjon Celani është përforcimi i radhës në klub
Konfirmojmë kompletimin e transferimit të Celanit nga klubi Rumun SSU Politehnica Timișoara.
Mirë se vjen Fatjon!”, thuhet në njoftimin e klubit.