spot_img

Agim Ademi i drejtohet komunitetit të futbollit në prag të stinorit pranveror

spot_img

Shkruan Agim Ademi, Kryetar i FFK-së

Të nderuar futbollistë, trajnerë, drejtues, investitorë e stafe klubesh!
Të nderuar gjyqtarë, delegatë e vëzhgues!
Të dashur tifozë të futbollit!

Këtë fundjavë rikthehen emocionet e futbollit të cilat i sjellë elita jonë, Albi Mall Superliga. Pas një pauze prej më shumë se dy muajsh klubet tona rikthehen në fushën e gjelbër, për të vazhduar rrugëtimin drejt objektivave të tyre për edicionin garues 2022/23.

Fillimi i stinorit pranveror në elitë është një ngjarje e rëndësishme për komunitetin e futbollit. Ai i paraprinë një karvani të madh të ligave, të cilat rifillojnë garat njëra pas tjetrës, në çdo kategori e në çdo grupmoshë, në të dyja konkurrencat.

Pak ditë më parë, së bashku me sponsorin tonë krenar Albi Mall, inauguruam startin e këtij stinori, duke dhuruar fanella për tifozët me nënshkrimet e lojtarëve të Superligës. Do të vazhdojmë të sjellim risi e evnte të tilla për t’i nxitur të rinjtë që t’i bashkohen futbollit, por edhe tifozët që të jenë në numër sa më të madh në tribunat e stadiumeve për t’i dhënë futbollit ngjyrat e spektaklit.

Pauzën ndërmjet dy stinorëve, ne në FFK e shfrytëzuam për konsolidim dhe përgatitje në të gjitha segmentet, derisa klubet duke iu falënderuar investitorëve i realizuan përgatitjet e nevojshme brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë kësaj periudhe kishim edhe sfida dhe pengesa. Vërshimet e fundit në disa pjesë të vendit shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturën e futbollit, derisa procesi i licencimit nga MKRS-ja na mori mund e kohë.

Fatkeqësisht, përkundër përkushtimit maksimal të stafit të FFK-së dhe të klubeve në kompletimin e të gjitha dokumentacioneve që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, Komisioni i Licencimit për arsye që vetëm ata i dijnë, e ka zvarritur së tepërmi këtë proces, duke shkaktuar shqetësime dhe pengesa të panevojshme, veçmas për klubet, në aspektin administrativ por edhe në atë të përfitimit nga Ligji për Sponsorizim.

Megjithatë, duket se tashmë edhe këtij procesi të stërzgjatur po i vjen fundi, ngase edhe vet kreu i ministrisë së Sportit ka paralajmëruar se licencimi do të ndodhë së shpejti dhe kësisoj do të hiqen pengesat për të ecur përpara dhe për ta vazhduar misionin tonë në zhvillimin e hovshëm të futbollit tonë.

Kuvendarët e FFK-së javë më parë ia dhanë votën miratimit të Statutit të ri, që është në përputhshmëri të plotë me UEFA-n e FIFA-n dhe model edhe për federatat e rajonit. Kësisoj, ne po bëhemi shembull edhe i përmirësimit të akteve normative, duke i dhënë të ardhme të ndritur këtij sporti.

Nesër nis një rrugë e gjatë, e mbushur me rivalitet sportiv, emocione e dramacitet të garës. Objektivat janë të ndryshme; dikush lufton për titullin kampion, dikush tjetër për daljen në Evropë, e dikush për mbijetesë në elitë. Por, që të gjithë duhet ta kenë një synim të përbashkët – futbollin ta luajnë në frymën e ‘fair-play’-it dhe me sa më shumë kreativitet. Kësisoj, do të jemi fitues të gjithë, ngase tribunat e stadiumeve do të mbushen me tifozë, derisa më të mirët do të na përfaqësojnë në Evropë për rezultate tjera historike.

Uroj që ky stinor të shënojë rritje të cilësisë e të shikueshmërisë, por edhe të vë në pah talente të reja të futbollit tonë.

Urime të gjitha klubeve dhe suksese në realizimin e objektivave!

#BashkëPërFutbollin ⚽️🇽🇰

NGJARJE TË TJERA

spot_img