spot_img

Befason Melihate Tërmkolli – rreshtohet në krahë të Vjosa Osmanit

spot_img

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Termkolli, po kërkon që të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së për të diskutuar dy propozimet e kryetarit Isa Mustafa, njëri për emërimin e Avdullah Hotit si vartës dhe njëri për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga dy pozitat që i mbanë në parti.

Tërmkolli thotë se pavarësisht veprimeve të dëmshme të Vjosa Osmanit, nuk mund të largohen njerëz nga partia në mënyrë aq të thjeshtë. Sipas saj, duhet mbledhur Këshilli i Përgjithshëm dhe të debatohet për një gjë të tillë.

E pyetur nëse se çfarë do të bëjë me kërkesën e Mustafës për të votuar, Tërmkolli ka lënë të kuptojë se nuk do të votojë dhe se do të kërkoj debat në parti.

“Krejt çka mund të them është që për këtë punë duhet të mbahet takim dhe të debatohet. Duhet Këshilli me u taku edhe me debatu. Nuk është aq e thjeshtë. Çështjet janë pak më thellë sesa kaq. Nuk e besoj. Sipas të gjitha gjasave këtë do ta kërkoj, sipas krejt gjasave do ta kërkojë këtë. Duhet me debatu”, ka thënë Tërmkolli për Express.

Për aktivisten e vjetër të LDK’së, nuk mund të largohen njerëzit “me një vijë” nga partia.

“Nuk bëhet me një vijë me i qit njerëzit edhe me i hek njerëzit, kushdo qoftë. Përkundër krejt sjelljeve shumë të dëmshme të Vjosës. Absolutisht sjelljet i ka totalisht të dëmshme pa diskutim. Po pavarësisht me një vijë askush s’mundet me u vnu e as me u heq. Kështu që duhet me u diskutu. Këshilli duhet me u mbledhë e me diskutu”, ka shtuar tutje Tërmkolli.

Ajo thotë se tashmë edhe kushtet për mbajtjen e takimeve janë krijuar dhe e konsideron si jo të drejtë nëse tentohet të shmanget debati.

“Tashmë kushtet janë kriju. Kuvendi po mban takime. Po mbahen takime tjera. Nuk jemi 1 mijë vetë aty”, ka përfunduar ajo.

NGJARJE TË TJERA

spot_img