spot_img

Sali Berisha u uron suksese Kosovës dhe Serbisë në takimin e Brukselit

spot_img

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pasi në Bruksel po vijon të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku po diskutohet për planin e propozuar të BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Berisha, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook iu uroi suksese palëve që po zhvillojnë këtë takim.

“Miq, në Bruksel po zhvillohet trilateral midis BE, Kosovës, Serbisë për marrëveshjen bazë midis këtyre dy të fundit, shumë e rendësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe rajonin tonë”, shkroi ai.

“Le të urojmë suksese takimit të palëve”, shtoi kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë

NGJARJE TË TJERA

spot_img