Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë.
“Sot rreth 22:40, kemi pranuar informatën se në Fushë-Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”.