spot_img

Çka ndodhi në seancën e orëve të vona në Kuvendin e Kosovës

spot_img

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbëledhur në orët e vona të natës për ta vazhduar seancën e cila përfundoi me largimin e kryeministrit Kurti, në orën 16:00.

Paraprakisht, gjatë ditës, kryeministri Kurti raportoi në seancë lidhur me zhvillimet e fundit në dialog Para se të largohej, si shkak i një takimi që tha se pati, Kurti u ofroi deputetëve një opsion, që të mblidhen prapë pas orës 22:00.

Kurti nisi të raportonte pas mocionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë ditës, opozita e akuzoi kryeministrin se ka pranuar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Mirëpo, sipas Kurtit, gabimet e bëra nga qeveritë e kaluara nuk do të përsëriten.

Kurti ka deklaruar se ‘Zajednica nuk kalon’ në kryeministri, ani pse e njëjta ka kaluar në parlament.

Shefi i ekzekutivit në seancën për dialogun shtoi se nuk ka ndryshuar përmbajtësisht për të keq, por opozita ka ndryshuar deklarativisht për të mirë. Ai shtoi se Serbia ka dështuar të imponojë zbatimin e ‘Zajednicës’ si parakusht.

Shefi i ekzekutivit tha se “Zajednica” edhe pa u zbatuar në terren ka bërë dëme vetëm si ide që është bërë vendim.

“Unë nuk kam ndryshuar përmbajtësisht për të keq, por besoj fuqishëm që ju keni ndryshuar deklarativisht për të mirë. Pra, unë nuk kam ndryshuar përmbajtësisht për të keq, por ju keni ndryshuar deklarativisht për të mirë. Konkretisht, këtu sulmet që i përjetova veç po i përmend disa deputetë: Blerta Deliu-Kodra, Arben Gashi, Armend Zemaj, Anton Çuni, Ferat Shala, këta me datën 27 qershor 2013 e kanë votuar ‘Zajednicën’. Më falni, Sala Berisha-Shala, më fal kryetar e heq fjalën. Bëhet fjalë për deputetë që kanë votuar ‘Zajednicën’ më 27 qershor 2013, por tash më kritikojnë mua, sepse këta kanë ndryshuar deklarativisht. Unë s’kam ndryshuar përmbajtësisht”, ka deklaruar Kurti.

Kurti shtoi se koncepti, qëllimi e kuptimi nuk kanë ndryshuar, por strategjia po.

“Nuk kam ndryshuar unë, por sytë e juaj. Ju po shikoni ndryshe tash, ju po shikoni ndryshe. Dhe këtu ne e kemi një kontribut të pamohueshëm. Pasojë direkte e Lëvizjes Vetëvendosje është ndryshimi i syve të juaj”, tha ai në seancën e natës.

Kurti ka përmendur edhe tog-fjalëshin ‘Zajednica nuk kalon’, duke shtuar se në nëntor e dhjetor është shkelur kjo marrëveshje.

“’Zajednica’ ka kaluar këtu në Kuvend. ‘Zajednica’ nuk kalon, nuk ka kaluar në gjykatë, nuk ka kaluar në popull. ‘Zajednica’ nuk kalon as në kryeministri, e qeveri. Por këtu në Kuvend ka kaluar. Përfshirë edhe deputeten, se e harrova me e përmend, tash po e kuptoj pse po bën zhurmë, me datën 27 qershor 2013 edhe deputetja Ganimete Musliu ka votuar ‘Zajednicën’”, ka deklaruar ai.

Më tej, Kurti tha se Serbia ka dështuar të imponojë zbatimin e “Zajednicës” si parakusht.

“Beogradi zyrtar gjatë këtyre bisedimeve që i kemi zhvilluar e ka dashur zbatimin e Asociacionin si parakusht. A besoni që tërë vjeshtën e kaluar edhe në këtë dimër, insistimi i Beogradit është që të bëjmë marrëveshje, pasi të zbatohet ‘Asociacioni’. Kjo nuk u bë, kjo është fitore e jona në ecje. Nuk është thjeshtë e imja. Është e institucioneve, të popullit të Kosovës, e qëndrueshmërisë të këtij shteti, e kështu me radhë”, u shpreh ai.

Gjatë fjalimit të Kurtit para deputetëve, këtyre të fundit u është tërhequr vërejtja për qetësi.

“Kush fle, bile është i qetë besoj. Tash kjo zhurma po ma bën të pamundur që ta vazhdojë fillin e mendimeve”, u tha në këtë seancë plenare.

Shefi i ekzekutivit tha se në procesin e dialogut nuk ka vështirësi jashtë trashëgimeve të ish-qeverive.

Në lidhje me deklaratat e opozitës për planin evropian për marrëveshje bazike, Kurti u shpreh se janë interpretime negative.

“Serbia synon edhe mazi se sa disa prej parashikimeve si rreziqe për të ardhmen, është evidente kjo. Këtu u thanë disa parashikime për rreziqe, janë legjitime unë i marrë shumë seriozisht, edhe i kam shënuar me dorë se i mbaj mend më mirë. Jo në telefon, po në fletë edhe me këtë rast unë i marrë ato shumë seriozisht. Por, duhet ta keni parasysh që Serbia synon e interpreton edhe më keq edhe mazi se aq. Por ato nuk do të bëhen sepse jemi dy palë. Nuk bëhen pa pranuar Kosova”,shtoi ai.

Sa i përket mosnjohjes së Serbisë, kryeministri Kurti shtoi se janë marrëdhënie të panormalizuara.

Në seancën e natës, duke përmendur emrat e deputetëve që kanë votuar për formimin e Asociacionit më 2013, Kurti ka thënë se qëndrimet e tyre tash tregojnë se ata po shohin me sy të tjerë.

“Unë nuk kam ndryshuar përmbajtësisht për keq, por ju keni ndryshuar. Pra, e kuptoni, bëhet fjalë për deputetë që e kanë votuar ‘Zajednicën’ më 2013… Nuk kam ndryshuar unë, por ju po këqyrni ndryshe tash. Konteksti, qëllimi, kuptimi nuk kanë ndryshuar. Mua asgjë sikurse trashëgimia e ish-qeverive nuk më ka ndihmuar të ndryshoj strategjinë… Në këtë dialogun që po e zhvilloj, problemin më të madh e kam kur trashëgimia e ish-qeverive është argument i armikut”, tha Kurti.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti është përralla e “mosndryshimit” në Kosovë.

Këto komente Abdixhiku i bëri në seancën e natës ku po debatohet për dialogun, derisa komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti kur tha se ai nuk ka ndryshuar përmbajtësisht, por opozita ka ndryshuar deklarativisht.

Sipas tij, “tregimet në orët e vona bëhet shumë të rrezikshme sepse shndërrohen në përrallë.

“Tregimet në orët e vona shumë bëhen të rrezikshme sepse shndërrohen në përrallë, dhe ne sapo pamë një përrallë mbi atë se kryeministri Kurti nuk ka ndryshuar. Nuk ka ndryshuar pra njeriu që ka kërkuar ‘jo negociata – vetëvendosje’, njeriu që ka kërkuar ‘kërkim falje para dialogut’ e që ka përfunduar në një dialog tërësisht pa kushte, njeriu që ka kërkuar ballafaqimin me të kaluarën e ka përfunduar në tejkalimin e trashëgimisë të së kaluarës si objekt ose subjekt pa dallim, por si vlerë për marrëveshjen e tij. Njeriu që ka kërkuar ‘njohjen në qendër’ e ka përfunduar në neutralitet rreth paragjykimit të statusit politik të shtetit të vet, njeriu që i ka pasur 6 kushte 6 muaj më parë e ka përfunduar pa asnjërën prej tyre, dhe kjo është përralla e mosndryshimit në Kosovë. Nëse ndryshimi ka formë ‘kështu duket’”, ka thënë Abdixhiku derisa ka treguar nga Kurti.

Kurse Armend Zemaj, ka folur sot para deputetëve të Kuvendit, në seancën e natës, e cila filloi pak pas orës 22:00.

Deputeti Zemaj, teksa foli për zhvillimet e fundit në dialog, pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, u ndal te neni 7 i marrëveshjes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Zemaj i kërkoi kryeministrit Kurti që të dalë e të shpjegojë se çka realisht nënkupton ky nen.

“Pse po i ikë shpjegimit të plotë e real të nenit 7 të marrëveshjes? Dil e shpjegoje në mënyrë reale pikën 7. Pika 7 është shtatë herë më e rëndë se gjithë çka ka pranuar Kosova deri më tani. Pika e 7 është e shtata e përkujtimit të plusit të Albinit, nga e cila Kosova, lëre që nuk fiton, por edhe humbë. E shtata juaj kryeministrër, është e shtata që e paguan padrejtësisht Kosova”, tha Zemaj para deputetëve, dhe vetë Kurtit.

Ai e pyeti kryeministrin, se për çfarë statusi të Kishës Ortodokse Serbe bëhet fjalë në këtë nen, dhe se çfarë sigurie do të ofrojë Kosova siç parasheh propozimi evropian.

“Në pikën 7 të kësaj marrëveshjeje, në paragrafin e dytë thuhet: Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë mbrojtje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane. Kryeministër, shpjegoje zyrtarizimin e statusit të Kishës dhe ofrimin e mbrojtjes për objektet e trashëgimisë. Për çfarë sigurie po bëhet fjalë? Për çfarë statusi bëhet fjalë? A i keni dhënë kompetencë publiko-juridike? Trego, a i keni dhënë statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore?”, pyeti tutje Zemaj.

“A je i vetëdijshëm se, nëse fëmijët tanë dëshirojnë të vizitojnë natyrën e bukur në Manastirin e Deçanit, duhet të shkojnë me pasaporta? A je ka e din çka je ka bën? A je n’tokë t’bukës?”, iu drejtua Kurtit, deputeti i LDK-së.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img