Për gjashtë muaj radhazi, Policia e Kosovës vazhdon të drejtohet nga një ushtrues detyre. Një ndër institucionet më të rëndësishme të sigurisë në vend do të bëhet me drejtor në dy ditët e ardhshme.
Me shumë gjasë, Gazmend Hoxha do të jetë drejtor i ri i Policisë së Kosovës.
“99% Gazmendi është drejtor i ri. Ka më së shumti pikë dhe ka qenë i preferuari edhe i britanezëve” ka thënë një burim për Indeksonline.
Paralajmërimin se Policia e Kosovës do të bëhet me drejtor të ri e ka dhënë në vikend edhe avokati i afërt me pushtetin, Tomë Gashi.
Gazmend Hoxha prej kohësh mbanë pozitë të lartë në Policinë e Kosovës. Hoxha është Drejtor i Departamentit për Operacione dhe njëherësh një ndër zyrtarët policorë të vlerësuar shpesh herë në kuadër të këtij institucioni.
Që nga muaji gusht i vitit 2022, Policia e Kosovës mbeti pa drejtor pas dorëheqjes së ish-drejtorit të PK-së, Samedin Mehmeti.