spot_img

Hoxha nis reformat në polici, çfarë parasheh struktura e re organizative

spot_img

Drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka nisur reformat brenda institucionit që ai drejton. Një strukturë e re organizative ka nisur së implementuari brenda policisë. Për këtë strukturë të re ka njoftuar para pak dite edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton IndeksOnline.

“Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot kemi nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës. Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë”, ka thënë ministri Sveçla.

Por se çfarë parasheh kjo strukturë e re, konkretisht ende nuk është deklaruar kreu i policisë, Gazmend Hoxha. Ai gjatë vizitave që po u bënë drejtorive rajonale i ka njoftuar ata për aprovimin e strukturës së re Organizative të PK-së, si dhe ka kërkuar nga ta angazhim në implementim të Strategjive, në bazë të cilave punon PK-ja. Me theks të veçantë është potencuar Strategjia e Policimit në Bashkësi dhe e Udhëhequr nga Inteligjenca, transmeton IndeksOnline.

Dje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, Gazmend Hoxha ka mbajtur një takim pune me drejtorë të departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale policore (DRP).

Drejtori i Përgjithshëm nga pozita e re kërkoi angazhime të shtuara nga të gjithë drejtuesit e departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale policore, në zbatimin e ligjit dhe ofrimit të shërbimeve sa më efektive dhe efikase ndaj qytetarëve dhe vendit.

Siguria e përgjithshme, parandalimi i veprave penale, struktura organizative e PK-së dhe menaxhimi policor, avancimi i bashkëpunimit me komunitetin dhe aksidentet rrugore ishin ndër temat kryesore të këtij takimi.

Ai ofroi mbështetjen e tij të fuqishme për përfaqësuesit, respektivisht drejtorët kompetentë në adresimin e çështjeve të rëndësishme, arritjen objektivave të përbashkëta dhe avancimin e mëtejmë të punës policore.

NGJARJE TË TJERA

spot_img