spot_img

Ministër, licencimit të FFK-së i doli boja!

spot_img

Moslicencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës është në qendër të vëmendjes së opinionit sportiv. Ministria e Sportit në vend se të ndihmojë futbollin është përfshirë në tentativën e grupeve të interesit për ta penguar dhe rrënuar FFK-në dhe futbollin. Pra, në një apo mënyrë tjetër, institucionet tona po i ndihmojnë njerëzit që për qëllim kanë zhvatjen – ata që po mendojnë se me zhagitjen e licencimit do të marrin nën kontroll FFK-në.

Pavarësisht plotësimit të të gjitha kërkesave të dokumentacionit për licencim, po del që Udhëzimi Administrativ është bërë kryekëput për ta penguar dhe shkatërruar Federatën e Futbollit.

Njerëzit brenda dhe rreth Komisionit për licencim kanë dhënë prova që me çdo kusht e duan shkatërrimin e FFK-së. Ata në vazhdimësi kanë nxjerr lajme në media të ndryshme, duke u përpjekur që FFK-në ta pasqyrojnë me një imazh sa më të keq para publikut.

Të vendosë dhe t’i analizojë të gjitha aktet normative, rregullsinë apo parregullsinë e futbollit një grup njerëzish dhe atë pa njohuri të mirëfillta rreth strukturës së federatës dhe të futbollit kjo vërtet është pa sens.

Kjo zhagitje e licencimit bën të kuptojë i gjithë opinioni se një institucion shtetëror, siç është MKRS, e ka për qëllim destabilizimin dhe rrënimin e një sistemi të federatës. Por, kjo gjë nuk arrihet dot sepse njerëzit e futbollit dhe shumica dërrmuese e klubeve, me pak përjashtime, po e shohin këtë tentim destruktiv, teksa ata e kanë prekur suksesin pikërisht nën drejtimin e këtij lidershipi të federatës. Këtu nuk kemi të bëjmë me lidership totalitar, siç mundohen ta proklamojnë grupet e interesit, por me lidership demokratik.

Vullneti i shumicës nuk mund të ndryshohet dhunshëm e me imponim. Klubet dhe njerëzit e futbollit votën e tyre e japin aty ku e vlerësojnë ata të dobishme e jo aty ku u imponohet. Aq më pak jo në mënyren më të keqe të mundshme, gjë që janë munduar ta bëjnë edhe regjimet pushtuese të kohës, duke ua pamundësuar ekzistencën vetëm e vetëm që t’i nënshtrojnë. Por, jo. Njerëzit e futbollit nuk dorëzohen. Aq më parë tani kur jemi anëtar të UEFA-s e FIFA, të cilat përveç përkrahjes sportive dhe infrastrukturore, japin edhe përkrahje jurdike dhe nuk lejojnë cenimin e sovranitetit sportiv të anëtareve të veta.

Gjithçka në FFK ka qenë dhe mbetet transparente. Këtë e dëshmojnë edhe auditimet e brendshme por edhe ato të UEFA-s e të FIFA-s, e të cilat kjo federatë i pasqyron edhe në faqen e saj zyrtare.

Është koha që të bëhet një zgjidhje urgjente për licencimin e FFK-së, sepse po goditen themelet e futbollit.

Ky proces po zvarritet që 6-7 muaj në pritje që të ndodhë diçka brenda federatës. Por, është mëkat i madh kjo çfarë po bëjnë institucionet e shtetit ndaj futbollit.

Pse nuk deklarohesh ministër rreth kësaj loje të pistë që po bëhet me moslicencimin e FFK-së nga njerëz që përfaqësojnë institucionet, e që në fakt janë vendosur në shërbim të grupeve të interesit!

Merr një vendim ministër se je aty në atë karrige për të drejtuar e për të vendosur, e jo për t’iu nënshtruar grupeve të interesit. Ku janë deklaratat tuaja publike se licencimi i FFK-së është afër? Ku mbeten deklaratat se FFK është në rregull me dokumentet? Tani çfarë ndodhi?

Ministër, kësaj pune tashmë i ka dalë boja!

Është fare lehtë e kuptueshme nga i gjithë opinioni se ky skandal i moslicensimit po bëhet për ta penguar një njeri të guximshëm, punëtor e të aftë për të qenë në krye të kësaj federate, e i cili sa herë ka dalë në votim ka marrë besimin e delegatëve të FFK-së me shumicë prej 2/3-tave.

Këtë përkrahje ai nuk e ka marrë rastësisht, por me punën e jashtëzakonshme që e ka bërë që prej kur e mori drejtimin e FFK-së.

Aty ku duhej të ndihej dora e shtetit, e që në fakt ka munguar në masë të madhe – pra te infrastruktura sportive, aty FFK në krye me Agim Ademin ka ndërhyrë me projektet e saj të mbështetura nga UEFA e FIFA, duke e zbutur sadopak gjendjen e keqe të klubeve dhe qyteteve tona në infrastrukturën sportive.

Prandaj, ministër duhet ta kuptoni se në udhëheqje të federatave sportive nuk ka emërime por ka zgjedhje të lira e demokratike. Në krye të një institucioni si FFK, çdo kush duhet të vijë me votën e njerëzve të futbollit e të klubeve.

Ka kaluar koha kur një ministër apo grupet e interesit kanë vendosur se kush e drejton federatën.

Por, me apo pa dëshirë, me apo pa vetëdije, me disa njerëz që paguhen nga taksat tona, grupet e interesit i kanë kthyer institucionet tona sikur institucione private, ku mendojnë që mund të vendosin vet për diçka kaq madhore sa rrënimi i futbollit. Kjo faturë sigurisht se do t’i adresohet dikujt dhe nuk do të kalojë në heshtje.

Nuk na habit fare mosreagimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në këtë çështje. Edhe pse do të duhej të ishte institucion që i mbron federatat, po shihet që në këtë rast nga frika apo dëshira, është bërë ‘patericë‘ e këtyre grupeve të interesit, duke mos ndërmarrë asnjë veprim në mbrojtje të federatës së saj anëtare, për çka është i thirrur si organi më i lartë sportiv në vend. Tani shtrohet pyetja a ka kuptim që Federatat sportive, të jenë anëtare të këtij institucioni olimpik dhe të rrinë aty sa për sy e faqe, vetëm që disa njerëz të marrin paga apo shërbime nga MKRS?! Këtë çështje në të ardhmen do të duhej ta diskutonte me seriozitet FFK-ja sepse është mekanizmi më i madh sportiv në vend.
Përkundër kësaj zhagitje dhe të gjitha ndërskamcave që po i bëhen futbollit, sigurisht se rruga e përparimit të këtij sporti do të vazhdojë. Drejtuesit e FFK-së sigurisht se do të gjejnë forcë dhe rrugëdalje nga kjo situatë dhe do t’i mbështesin klubet, për mos ta rrezikuar shuarjen e tyre nga njerëz që nuk ia duan të mirën futbollit.
FFK sigurisht se e ka edhe planin B për të dalë nga kjo fazë e vështirë, por natyrshëm tani për tani është duke pritur momentin që dikush t’i thërras arsyes dhe t’ia di rëndësinë futbollit. Pra, nuk bëhet siç dikush dëshiron por bëhet ashtu siç është realiteti dhe siç gjërat ekzistojnë.
Prandaj, do të ishte e rrugës që kur të niset një punë, ajo edhe të përfundojë e jo të zvarritet. Kjo metodë e ndërhyrjes së grupeve të interesit vetëm sa e ka forcuar lidhjen e njerëzve të futbollit dhe me këso tentativa destruktive çdo herë do të bëhet edhe më e fortë.
Medotat që me shpifje e shfrytëzim të instrumenteve shtetërore të ndikojnë në këtë proces janë të përdala. Madje janë të mjerë ata që duan të përfitojnë në fatkeqësi të dikujt.
Gjithsesi, jemi të sigurt se përkundër të gjitha pengesave në fund do të fitojë drejtësia dhe futbolli./Demokracia.com/

NGJARJE TË TJERA

spot_img