Sot Rahoveci është goditur nga në ngjarje e rëndë.
Në fshatin Drenoc të Rahovecit është gjetur i varur në një lis një burrë i moshës 34 vjeçare.
Rastin për Paparaci.com e ka konfirmuar edhe Sheremet Elezaj nga Policia e Gjakovës.
Ai ka thënë se ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore që e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti është duke u hetuar si i dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.