Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi ka njoftuar për vdekjen e mbesës së tij të dielën.
Viktima, identiteti i plotë i së cilës nuk është bërë publik, është vajza e hallës së deputetit nga Obiliqi.
Thaçi, në njoftimin e tij, ka shkruar se “edhe një tjetër grua e mori plumbi”.
Policia e Kosovës, të dielën tha se një grua 31-vjeçe në Obiliq, dyshohet se është vetëvrarë.
“Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që mund të jetë vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha policia.