spot_img

Do të ketë votim për vizat në PE, dalin detaje edhe për ceremoninë e nënshkrimit

spot_img

Në agjendën e seancës së 18 prillit të Parlamentit Europian do të hidhet në votim edhe dosja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Zëdhënësi i PE’së, Janne Ojamo ka thënë se votim do të ketë. Ai tregoi edhe procedurën dhe ceremoninë e nënshkrimit një ditë më pas ku tha se pjesëmarrëse do të jetë edhe presidentja e PE-së, Roberta Metsola.

“Tashmë kemi më shumë informata: para së gjithash, do të ketë një votim të martën , duke filluar nga ora 12. Sipas planit aktual, në ceremoninë e nënshkrimit të mërkurën do të marrin pjesë presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola dhe Jessika Roswall, ministrja suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së”.

Ojamo shtoi se në këtë ceremoni janë ftuar gjithashtu edhe kryetari i komitetit LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për Kosovën, Thijs Reuten.

Parlamenti Europian në vitin 2018 kishte dhënë pëlqimin e nevojshëm pas rekomandimit të Komisionit Europian se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.

Ky institucion i Bashkimit Europian për vite me radhë ka kërkuar që t’i jepet fund padrejtësia e mbajtjes në izolim për qytetarët e Kosovës.

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, vitin e kaluar pati thënë se thirrjet e tyre për këtë çështje po shkojnë në vesh të shurdhur.

“Me gjithë faktin se i kanë përmbushur të gjitha kërkesat tona, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë nevojë për viza për të hyrë në Bashkimin Europian. Thirrjet e përsëritura të Parlamentit Europian kanë hasur në veshë të shurdhër. Jo vetëm se kjo është e pandershme, por edhe e dëmton kredibilitetin e BE-së dhe na bën më të dobët”, pati thënë ajo.

Sipas marrëveshjes së dakorduar, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së nga 1 janari i vitit 2024. Në fillim, në marrëveshje si afat u caktua nëntori i 2023-ës, por kjo u kushtëzua nga Franca me funksionimin e sistemit ETIAS. Sidoqoftë, ky shans humbi meqë ETIAS do të vonohet.

Pas miratimit në PE, janë edhe pesë hapa para se përfundimisht të hyjë në fuqi vendimi:

– Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave

– Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave

– Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, Komisioni Europian, Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian

– Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi

– Liberalizimi i vizave hyn në fuqi

Që nga viti 2018, Komisioni Europian pati deklaruar se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, megjithatë procesi nuk u çua më tej në hallkat tjera të BE-së. Për këtë arsye, ndër vitesh ka pasë zhgënjim te qytetarët, por me hapat aktualë të ndërmarrë nga institucionet e BE-së tashmë dhënia e fund e kësaj sage është reale.

NGJARJE TË TJERA

spot_img