Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë vendim që ta përjashtojë deputetin Haki Abazi.
Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij.
Ajo shtoi se Abazit i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës, ndërsa u shpreh se ai është njoftuar për largimin e tij.
Abazi ka pasur kritika ndaj LVV-së dhe sipas tij, Grupi Parlamentar ka dashur që ta orkestrojë një përplasje mes tij dhe deputetit Sali Zyba.
Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovë, ligjvënësi Abazi theksoi se Grupi Parlamentar i LVV-së e ka urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që t’ia zë ulësen.
Këto akuza të Abazit nuk i ka komentuar ish-ministrja Kusari.