spot_img

Eliza Hoxha në seancë e Kuvendit lëshon këngët e saj

spot_img

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në Seancën e Kuvendit, ku ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbinë, për të zhdukurit, nuk ka kursyer kritikat në adresë të kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas saj në Bruksel me 02 Maj ka përmbysur dhimbjen e familjarëve të të pagjeturve.
“Me 2 Maj në Bruksel rrëfimi i tyre është rrokullisur, dhimbja e tyre është përmbysur, është barazuar është baraz vlerësuar. Kryeministri ka shpikur një term të ri, i cili nuk ekziston në konventat ndërkombëtare dhe se me këtë Serbia nuk ka asnjë obligim juridik, që lidhet me të pagjeturit”, tha ajo.

Ndërsa ka thënë se Kurti do të duhej sot të ishte në seancë dhe të kërkonte falje për këtë.

“Edhe sot duke lënë në ndërgjegjen e kryeministrit, i cili ka ushtruar dhunë, ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve, kur ka qenë në opozitë dhe ka premtuar që do të ketë kërkim falje dhe ka marrë pushtet me këtë premtim, sot ai do të duhet të ishte këtu dhe të kërkojë falje ndaj nënave dhe familjarëve të të pagjeturve”, tha ajo.

Ndërsa ka thënë se sot në seancë nuk do të flas shumë, për të mos i rënduar dhe më shumë familjarët e të pagjeturve. Por ka preferuar që para deputetëve t’i lëshojë në foltoren e Kuvendit këngët e saj për të pagjeturit. Për pak qaste Kuvendi i Kosovës, i ngjante një salle koncertale, ku nga foltorja e Kuvendit dëgjoheshin këngët e deputetes Elzia Hoxha.

” Sot nuk do të flas më shumë, sepse çfarë do që flasim i rëndojmë familjaret. Sot kam zgjedh të jem zëri i tyre dhe uroj që këta minuta të na mjaftojmë të dëgjojmë diçka dhe të futemi në dhimbjen dhe pritjen e tyre 20 vjeçare”, ka thënë Hoxha.

NGJARJE TË TJERA

spot_img