spot_img

Rritje drastike e shkurorëzimeve në Kosovë

spot_img

Numri i shkurorëzimeve në Kosovë, ka pësuar rritje drastike ndër vite. Në vitin 2020 ishin vetëm 220 shkurorëzime, ndërsa ky numër i shumëfishuar në vitin 2021 dhe 2022.

Në bazë të statistikave të ASK-së, numri i shkurorëzimeve në Kosovë në vitin 2021 është 1 mijë e 987. Ndërkaq në vitin 2022 janë gjithsej 1 mijë e 685 raste të shkurorëzimeve.

Sipas ASK-së në vitin 2020, janë 220 raste të shkurorëzimeve. Në vitin 2021 janë 1 mijë e 987 si dhe në vitin 2022 janë 1 mijë e 685.

Sociologu Jeton Brajshori ka thënë për “Indeksonline” se numri i shkurorëzimeve në Kosovë, është dhe më i lartë se sa statistikat zyrtare, pasi që shumë çifte nuk kanë qenë as të kurorëzuar.

“Divorce ka edhe më shumë, por shumica sidomos gjeneratat e vjetra nuk kanë pasur fare kurorëzim dhe se këto të dhëna nuk numërohen në agjencinë e Statistikave të Kosovës. Realisht numri është shumë më i madh se sa numrat zyrtarë”, ka thënë ai.

Shkaqet kryesore për rritjen e shkurorëzimeve në Kosovë sipas tij janë problemet sociao ekonomike, dhuna si dhe martesat e hershme. Por dhe fuqizimi i gruas sipas tij ka ndikuar që viteve të fundit të ketë numër më të madh të shkurorëzimeve.

“Xhelozia, problemet socio-ekonomike, dhuna në familje, problemet me shëndetin mendor, martesat e hershme etj. Por pse tek ne vetëm tani janë rritur ndjeshëm numrat ndoshta duhet bërë një hulumtim afatgjatë, për tu siguruar se edhe fuqizimi i gruas është një ndër shkaktarët e shpeshtë të divorcit. Pra gruaja e sotme është me e avancuar akademikisht, dëshiron të bëjë karrierë në vete, dëshiron të ketë një stil ndryshe të jetesës dhe kësisoj nuk dëshiron që të jetojë nën sistemin patriarkal si më herët, por ta ketë kontrollin e plotë të jetës së saj. Kjo normalisht bie në kundërshtim me sistemet e më hershme dhe se si pasoj vjen deri tek divorci”, ka pohuar Brajshori.

Ndërsa ka thënë se Kosova si vend me një sistem të brishtë social, nuk jep edhe siguri sa duhet sidomos për nënat e divorcuara, të cilat përballen me shumë vështirësi, jo vetëm me paragjykime por edhe probleme financiare.

NGJARJE TË TJERA

spot_img