Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona, dy prej të cilëve janë shtetas të huaj që kanë leje qëndrim të përkohshëm.
Sipas njoftimit, të dyshuarit kishin një mosmarrëveshje rreth një parkingu dhe janë rrahur në mes vete.
Po ashtu, thuhet se i dyshuari i parë gjatë përleshjes ka përdore një sëpatë e cila është konfiskuar.
Kurse, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren, të shtunën rreth orës 10:20.
“Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.