Presidenti Agim Ademi por merr pjesë në Asamblenë e Zakonshme Vjetore të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), e cila po mbahet sot në Tiranë. Me këtë rast, kreu i FFK-së i ka përshëndetur punimet e kësaj asambleje dhe përfaqësuesit e FIFA-s, Lorenzo Cavallari dhe të UEFA-s, Denis Bastari.
Në fjalimin e tij, presidenti Ademi u ka dëshiruar delegatëve të Asamblesë punë të mbarë, derisa e ka përgëzuar presidentin Armand Duka për rizgjedhjen e tij në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Kreu i FFK-së ka theksuar se rizgjedhja e Armand Dukës në organin drejtues të futbollit evropian dhe votat maksimale të marra janë dëshmi e punës së shkëlqyeshme të tij dhe një privilegj jo vetëm për futbollin në Shqipëri, por edhe për futbollin mbarëkombëtar dhe atë rajonal. Ademi ka inkurajuar FSHF-në drejt krijimit të infrastrukturës sportive moderne në të gjithë vendin, e cila do të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë së futbollit.
Në fjalën e tij, Presidenti Ademi gjithashtu ka shprehur mbështetjen e tij për Kombëtaren e Shqipërisë dhe i ka uruar sukses në kualifikimet për Euro 2024.
Ndërkohë, presidenti Armand Duka në fund të fjalimit i ka dhuruar presidentit një plaketë mirënjohjeje dhe një top me emblemën e FSHF-së.