spot_img

Djali i Kolë Berishës për zyrtarin krah Albulena Haxhiut: E burgosi babanë tim, e lidhi për një shtylle

spot_img

Visar Berisha, djali i patriotit të njohur, Kolë Berisha, ka bërë një reagim tjetër pas shkrimeve në media se ministrja Albulena Haxhiu, ka përzgjedhur Enver Krasniqin për ushtrues detyre të Agjencisë për Sekuestrim dhe Konfiskim të Pasurisë së paligjshme.

Berisha ka rrëfyer një ngjarje që ka ndodhur më 28 mars të vitit 1989 kur dy policë e kishin marrë babanë e tij dhe e kishin dërguar në stacion policor.

Ai ka thënë se Enver Krasniqi, e ka burgosur babanë e tij dhe e ka lidhur për një shtylle.

“Baba u que shpejt dhe e hapi deren. Dy punetore te sigurimit te shtetit dhe pas tyne dy police e kishin nxane deren. Baba u vesh, e lidhen. Prej ballkonit e pashe qe e futen rrmysht ne Zastave. Ne dhomen e Stacionit policor, sigurmici shiptar, Enveri, qe e kishte burgose, e kishte lidhur me “lisica” per shtylle. Pastaj Peja, Leskovci, Beogradi e prap Peja. Teshat qe vini te ndryshkuna prej gjakut.” – thuhet në shkrimin e tij.

Tutje në shkrimin e tij, ai ka deklaruar si vijon: “Shume prej tyne i kishin pranu ndryshimet kushtetuese dhe po i zbatonin ato me force. Shiptare. Asi qe besonin se Serbia ishte shteti i tyne”.

Ndërkohë, ai ka thënë se “sigurimi i djeshëm”, sipas asaj që i kanë thënë, është favorizuar edhe nga dy ish-ministri të LDK-së dhe kjo që ka bërë ministrja Haxhiu “është vetëm pasojë”.

“Doren ne zemer, krejt kjo maskarade e turpnon shtetin e Kosoves, Kosoven, nuk me lige mue e aq me pak baben Kole. Baba, sa ka qene gjalle kete sigurimcin e ka fale, shpirtnish, si njeri. Ka qene ne paqe me veten. Por baba, e le ma une, suj e mbrojme ma vendin prej te veteve qe e mohojne cdo dite.” – ka thënë tutje ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img