spot_img

30 të lënduar nga aksidenti në Vragoli, Policia jep detaje

spot_img

Rreth 30 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë pasdites në magjistralen Prishtinë-Pejë më saktësisht në fshatin Vragoli.

Ku në këtë aksident janë përfshirë një autobus më targa të huaja një kamion dhe një veturë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore, dhe një veturë me targa vendore”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ekipet mjekësore.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit rreth 30 persona kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, ka thënë tutje Krasniqi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img