Drita ka bërë një hap prapa në luftën për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.
Ata janë ndalur me barazim 1-1 në derbin lokal me Gjilanin. Skuadra e trajnerit grek Vavalis ishte në epërsi me golin e Brojës nga minuta e 32’, por Gjilani barazoi shifrat në minutën e 82’ me golin e Mevlan Zekës.
Ky barazim i ka kushtuar me humbjen e vendit të parë Dritës, pozitë të cilën tani e mban Ballkani pas fitores ndaj Llapit.
Skuadra e Ilir Dajës e mposhti atë të Tahir Batatinës me rezultat minimal 1-0 në Suharekë ,e golin e realizuar në minutën e 31’ nga Albion Rrahmani.
Pas xhiros së 34, Ballkani ka 69 pikë në vendin e parë, kurse Drita është e dyta me 67 sosh.
Sfidë interesante u zhvillua edhe në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, aty ku Malisheva dhe Prishtina luajtën baras me rezultat 1-1.
Në dy ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, Dukagjini e mposhti Drenicën me rezultat 4-1, kurse Trepça ’89 u mposht nga Ferizaj me rezultat 1-0.