spot_img

Tanjug: Vuçiq urdhër Ushtrisë që të jetë gati dhe të niset drejt kufirit me Kosovën

spot_img

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili sonte pritet të mbajë një miting në Serbi, ka dhënë urdhër që Forcat e Armatosura të Serbisë të vihen në gjendje gatishmërie për shkak të ngjarjeve në në Veri.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka lëshuar sot një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë” raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

“Presidenti dhe komandanti i përgjithshëm Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Ushtrisë Serbe në nivelin më të lartë dhe kanë urdhëruar që të lëvizin menjëherë në drejtim të vijës administrative me Kosovën”, shkruan agjencia serbe. Për këtë më vonë ka folur edhe Ministri serb i Mbrojtjes. “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak para orës 14 :00 i lëshoi ​​një urdhër ushtrisë për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë dhe që nga ai moment Ushtria filloi aktivitetet e saj”, tha ministri i Mbrojtjes Milosh Vuçeviq. “Është urdhëruar një lëvizje urgjente drejt vijës administrative me Kosovën”, shtoi Vuçeviq.

NGJARJE TË TJERA

spot_img