spot_img

Kryetari i Zveçanit duke hy në objektin e komunës

spot_img

Mes tensioneve, kryetari i ri i Zveçanit ka arritur të hyjë në objektin e komunës.

Gazeta Express mëson se Policia ka arritur ta sigurojë derpërtimin e kryetarit Ilir Peci brenda objektit.

Sot para objektit komunave veriore, janë mbledhur qytetarë serbë për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj. Situata është tensionuar në Zveçan, ku turma ishte më e madhe dhe pati konfrontim me Policinë.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën, ndërkaq janë dëgjuar edhe krisma, që mediat raportojnë se ishin të shok-bombave.

Janë publikuar edhe pamjet e një veture të djegur të Policisë së Kosovës.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se ende nuk ka hyrë brenda objektit të komunës. Zeqiri ka thënë se është duke pritur të krijohen kushtet për ta bërë një gjë të tillë. “Akoma nuk jam vendosur në zyrë, në komunë, afër komunës jemi këtu në oborr”, ka thënë për Albanian Post.

Izmir Zeqiri, kryetari i sapo betuar i Zubin Potokut, përmes telefonit. “Po presim të vendosemi në komunë, po rrimë afër tash”. Kurse Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, ka dhënë një deklaratë në lidhje me zhvillimet në veri për Kallxo.com

Atiq ka treguar se i ka dëgjuar sirenat, duke shtuar se tashmë ato janë ndalur.

Tutje, kryetari i Mitrovicës së Veriut, që vjen nga radhet e LVV-së, thotë është në objektin e komunës. “Alarmin e kam dëgjuar edhe unë, më herët sepse tani është ndal” –tha kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Veriut. “Po, sot unë jam këtu, në objektin e komunës, në zyrë. Nuk di më shumë detaje, unë jam këtu, po punoj kam takime…” – ka deklaruar Atiq.

NGJARJE TË TJERA

spot_img