spot_img

SHBA me një “ofertë” të fundit për Albin Kurtin

spot_img

Në një kohë presioni ndërkombëtar për shtensionimin e situatës në Veri është rënduar mbi qeverinë Kurti, me aleatët që kërcënojnë për vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Kosovës dhe shpalljen “non grata” të vetë Albin Kurtit, përpjekjet për rikthim në dialog duket se po kalojnë në një fazë të re, ndërsa SHBA ka lëshuar një “last offer, take it or leave it” për Albin Kurtin.

Përmes një interviste për Zoran Korać, themelues dhe drejtor i Institutit për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore, emnisari i Uashingtonit Gabriel Escobar i dha kreut të qeverisë së Kosovës atë që duket të jetë shansi i fundit për të pranuar kushtet e vendosura nga partnerët ndërkombëtar përpara se ta përjashtojnë plotësisht nga tryeza e bisedimeve.

Sipas Escobar, Albin Kurti është ndonjëherë një partner i vështirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ai mbetet një partner.

“Kosova është partneri ynë. Serbia është partneri ynë. Duam t’i shfrytëzojmë marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë për të gjetur një mënyrë që të dyja të jenë pjesë e Bashkimit Evropian së bashku”, ka thënë Escobar.

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor nënvizoi se SHBA do të vazhdojnë të ndërmjetësojnë për përparimin e Ballkanit Perëndimor dhe pajtimin përfundimtar mes Serbisë dhe Kosovës.

SHBA-ja ka kritikuar vazhdimisht qëndrimin e vendosur të Kurtit, e për këtë kanë marrë disa masa duke nisur që nga përjashtimi i stërvitjes “Defender Europe 2023”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img